Imeri thotë se vendimi për dinarin u mor që të shtyhet marrëveshja e madhe me Serbinë

Aktuale

Imeri thotë se vendimi për dinarin u mor që të shtyhet marrëveshja e madhe me Serbinë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:20
Dorajet Imeri

Analisti, Dorajet Imeri duke komentuar vendimin e BQK-së për dinarin ka thënë se kjo dhe marrëveshjet si ajo e Brukselit dhe Ohrit janë marrëveshje të arritura për zvarritjen e marrëveshjes së madhe mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Imerit, një çështje e lënë hapur mes palës kosovare e asaj serbe i konvenon më së shumti Serbisë.

Madje, ai ka vlerësuar se situatat aktuale gjeopolitike, nuk janë të atilla që lënë të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes këtyre dy palëve.

“Vet marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit janë marrëveshje për zvarritjen e marrëveshjes së madhe. Këto janë marrëveshje që menaxhojnë kriza, jo që zgjedhin problem. Situatat gjeopolitike nuk kanë me lënë mundësi që të ketë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Është në interesin strategjik të Kosovës që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative për palët. Besoj që edhe nëse Kosova do të ishte e gatshme për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, Serbia nuk do ta bënte sepse Serbisë i leverdisë ta lë Kosovën si çështje të hapur, ka thënë ai.

Për Imerin, Kosova ka nevojë për lidership që nuk e lë vendin në një cikël të pambyllur negociatash.

Rregullorja e BQK-së parasheh që euroja është e vetmja valutë zyrtare në vend dhe që ndalon dinarin serb, me të cilin komuniteti serb në veri ka marrë mjete nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat