Eksperti financiar tregon “hallin” e Vuçiqit për ndalimin e dinarit serb

Aktuale

Eksperti financiar tregon “hallin” e Vuçiqit për ndalimin e dinarit serb

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:24
Aleksander Vuçiq

Halli i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk janë problemat me ndihmat sociale, por, se po i ndërpriten rrugët e paligjshme ka thënë eksperti financiar, Milazim Abazi, teksa komentonte rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BKQ) – ku në disa dispozita parashihet ndalimi i dinarit serb në Kosovë.

Sipas ekspertit financiar, edhe me këtë rregullore nuk do të ketë probleme nëse Vuçiq dëshiron t’i subvencionojë qytetarët serbë në Kosovë.

“Halli i Vuçiqit nuk janë problemet e ndihmave sociale, pensioneve. Por halli i tij është se po i ndërpriten rrugine  paligjshme. Dhe po vjen një rregull, ku do të sundoj ligji kudo në Kosovë edhe në enklavat serbe… afaristët kosovarë 371 milionë kanë pasur importe nga Serbia në vitin 2022, 188 milionë në vitin 2023… të gjitha këto para në euro akne shkruar përmes sistemit bankar të Kosovës në sistemin bankar të Serbisë apo në bankat korenspoduese. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serbisë, Vuçiqi kur të do mund t’i nis 140 milionë euro për pagat e pensionet apo çka dot tjetër që dëshiron të subvencionojë në Kosovë dhe brenda ore vijnë në3 bankat e Kosovës dhe qytetarët shkojnë i marrin. Nëse ndonjë qytetar serb nuk ka llogari mund t’i drejtohet secilës bankë që ta hapë xhirollogarinë…”, ka thënë Abazi.

Abazi ka theksuar se kjo rregullore do t’ju nxjerr probleme vetëm strukturuarve kriminale që financohen nga Beogradi.

Ai ka shtuar se BQK-ja është dashur ta informojë më shumë opinionin serb se si zbatohet kjo rregullore.

“Ndoshta këtu ka munguar vetëm sensibilizimi i opinionit serb se si duhet të funksionojë kjo. Unë edhe më herët kam kërkuar që BQK-ja ta bëj një periudhës kalimtare 30-45 ditë për të informuam opinionin serb si zbatohet kjo rregullore”, ka shtuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat