Jusuf Azemi: Jemi afër marrëveshjes me Komunën për ndërprerjen e grevës, pritet rritje e pagave

Aktuale

Jusuf Azemi: Jemi afër marrëveshjes me Komunën për ndërprerjen e grevës, pritet rritje e pagave

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:44
Jusuf Azemi

Nga e hëna punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë janë në grevë.

Kjo vjen si pasojë e pagave të ulëta.

Punëtorët që janë në grevë kanë paralajmëruar që nuk do t’i kthehen punës me pagat aktuale.

Të mërkurën komuna e Prishtinës ka pasur të ofrojë një ofertë për rritjen e pagës për këta punëtorë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka folur lidhur për këtë çështje.

Azemi tha se janë afër një marrëveshje me komunën.

Sipas tij, dakordimi pritët të bëhet të enjten.

“Në momentin që na bie komuna ofertën do të tregojmë, jemi shumë afër dakordimit por pa nënshkrim nuk finalizohet, pritët rritje e pagës për këtë çështje jemi duke negociuar”, deklaroi Azemi.

Më 1 shkurt, Azemi pati paralajmëruar grevën e punëtorëve përmes një shkrimi.

‘’Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtor kanë marr vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme , ftojnë komunën që të gjenë punëtor tjerë sepse këta më nuk donë ti kthehen punës me këto paga, vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime. Ja një  mostër e njërës prej punëtorëve të një shkolle në Prishtinë’’, ka shkruar Azemi.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë organizojnë grevë për shkak të pagave të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat