Zemaj publikon ankesën e një qytetari për barna, kritikon ashpër Qeverinë

Aktuale

Zemaj publikon ankesën e një qytetari për barna, kritikon ashpër Qeverinë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:51
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se neglizhenca e pushtetit të VV-së “po i shtynë pacientët drejt vdekjes”.

“Paaftësia, neglizhenca e politikat e mbrapshta të pushtetit të VV-së po i shtynë pacientët drejte vdekjes, 6 milionë euro të tepruara për barna, ndërkohë që qytetarët po vuajnë, për dorën e shtetit që nuk ekziston!”, shkruan Zemaj në Facebook.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi deputetit të LDK-së i ka shkuar një mesazh në rrjetet sociale nga një qytetar i Kosovës i cili i ka treguar se ai dhe familja e tij, në veçanti djali, kanë nevojë për barna, e të cilat sipas tij, nuk i ka siguruar kurrë shteti.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Paaftësia, neglizhenca e politikat e mbrapshta të pushtetit të VV-së po i shtynë pacientët drejte vdekjes, 6 milionë euro të tepruara për barna, ndërkohë që qytetarët po vuajnë, për dorën e shtetit që nuk ekziston!

Ky është mesazhi i një qytetari drejtuar meje, sigurishte edhe kolegëve tjerë deputet, për mungesën e barnave?

“Familja jem i ka pese anetar: une, gruaja dhe tre femije. Te gjithe jemi te semure prej nje semundje gjenetike shume serioze. Prej vitit 2020 e kam ngritur problemin tim per me ua siguru femiut tim trajtimin me terapi jeteshpetuse me Lomitapide. Ne Slloveni e ku e kom pas femiun ma siguruan disa vite mjekimin e me than shko ne vend tandin se eshte semundje rralle, qoje diagnozen e ta blejne se nuk je shtetas i Sllovenise. Se pari sa here kom shkru ne Ministrine e Shendetesisee kurre pergjigje nuk me kane kthy edhe pse 100 here ju kom shkru e kallezu qe po ma rrezikojne jeten e djalit. Shyqyr mjeker jane kujdes e jane mundu por pa ilaqe çka me bo ata. Une ushtar i UÇK mu detyru me shku ne Serbi per me lyp trajtim per jeten e femiut tem e me bo plazmaferez per djalin se ketu sen kurre nuk po muj me bo. Deri 2023 ne mars me mashtrun si hyn ne liste e ja blejme . Ne mars 2023 me thane ka hy ne liste, tash u bo plote nje vit djali jem pa terapi. Vete kom urgjence per koronarografi kush nuk me pranon – nuk di veq mu shtri para spitalit ose me ik orej Kosove nuk me ka mbet mo tjeter. Ne mujshit mi ndrru senet veproni se u bo jeta rand keshtu edhe semundja dhe nga mosinteresimi institucional.”

Mjerim, kjo gjendje duhet të përfundoj shpejte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat