Hovenier paralajmëroi: Nëse Qeveria vendos mos t’na dëgjoj, ka...

Aktuale

Hovenier paralajmëroi: Nëse Qeveria vendos mos t’na dëgjoj, ka...

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:02
Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar pasoja në cilësinë e partnertitetit me Kosovën, në rast se kryeministri Albin Kurti, nuk dëgjon kërkesat e QUINT-it, për çështjen e rregullores së BQK-së.

Hovenier, këtë e tha qartazi në një intervistë për rtv21, ndërsa u shpreh se një situatë e tillë do të ndikonte në të qenit efektivë si avokatë të Kosovës.

”E dini, nuk dua të futem në hollësi. Do ta them atë që e kam thënë jo më larg se dje. Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje. Kryeministri e ka dëgjuar nga unë. Ai e ka dëgjuar këtë nga Jim O’Brien drejtpërdrejt në më shumë se një rast. Unë nuk mendoj se dikush ka dyshime për këto shqetësime të Shteteve të Bashkuara apo të partnerëve tanë sepse, përsëri, kishte një deklaratë të QUINT-it. Nuk jemi të vetëm në këtë shqetësim”.

”Në masën që qeveria është e përgjegjshme ndaj këtij shqetësimi mbi një çështje kaq të ndjeshme se si komunitetet pakicë në Kosovë e ndjejnë se po trajtohen dhe në masën që qeveria i përgjigjet shqetësimeve që ata i ngrenë, për të cilat besojmë se janë legjitime, në masën që qeveria është partnere për të adresuar ato, atëherë ka ndikim pozitiv në partneritetin tonë”.

”Në masën që qeveria vendos të mos i marrë parasysh këshillat tona ose të na dëgjojë, është e qartë se ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë. Sikundër e thashë në deklaratën tim dhe sikundër u tha nga Washingtoni, e dini, kjo ndikon në aftësinë tonë për të qenë avokatë efektivë për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat