Kërkohet që të mbyllen edhe 25 komuna tjera paralele

Aktuale

Kërkohet që të mbyllen edhe 25 komuna tjera paralele

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Ilustrim

Pas mbylljes së katër komunave paralele nga institucionet e Kosovës, ekipi i medias ka qëndruar në fshatin Vranisht të Dragashit dhe në fshatin Osonja të Istogut.

Banorët atje të komunitetit serb nuk kanë pranuar të flasin, ndërsa ish zvëndësministri i punëve të brendshme, Selami Shkodra ka thënë që duhet mbyllur të gjitha institucionet paralele që funksionojnë në sistemin serb.

Nuk ngjanë aspak në një institucion komunal.

Por në këtë vend për vite të tëra kanë funksionuar komuna paralele serbe.

Kjo shtëpi në fshatin Vranisht të Dragashit ka shërbyer për lëshimin e dokumenteve serbet.

Por që më shumë se një javë, asaj i është vendosur dryni nga Policia e Kosovës.

Deri në ditën e premte, qytetarët serbë, të komunë së e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit patën mundësi të marrin shërbime komunale në objektin prapa meje, por Qeveria e Kosovës vendosi të mbyll këto komuna paralele serbe këtu në fshatin Vranisht të Dragashit, pasi funksionin jashtë ligjshme.

E shiriti i Policisë së Kosovs iu vendos edhe këtij objekti në fshatin Osojna të Istogut.

Punonjësit të cilët shërbyen në këtë komunë, nuk ishin të hënën brenda hapësirave të këtij objekti.

Për vite me radhë objekti prapa meje shërbeu si komunë paralele për serbët e Istogut. Por që nga e premtja, Qeveria e Kosovës, e mbylli këtë objekt pasi funksiononte jashtë ligjshme .Banorët e fshatit Osojan nuk deshën të komentojnë vendimin e Qeverisë.

E për të parë se si është situata pas mbylljes së komunës, këtu erdhën edhe zyrtarët e KFOR-it.

Kurse banorët e këtij fshatit nuk deshën të flasin për këtë çështje.

“Për Zotin, nuk e di, është e mbyllur. Gjeje dikënd nga komuna! Nuk e di, unë nuk punoj në komunë”.

“Unë punoj në postë. E kemi të ndaluar të japim deklarata”.

“Nuk e di, pyetni dikënd, vërtet nuk e di.Më falni, nuk e di”.

E të premten u mbyll edhe komuna paralel në Videjë të Klinës e Gorazhdevc të Pejës.

Por në Kosovë ka ende komuna tjera paralele që funksionojnë.

Sipas sistemit serb, në Kosovë funksionojnë 29 komuna, ku përveç këtyre që u mbyllen funksionale janë në Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Bajam Vërbovci, Priluzha, Plemetini, Uglara, Graçanica, Lipjani, Prekoci, Shilova dhe Shtërpca.

Prandaj për këtë po kërkohet që Qeveria e Kosovës të mbyllë këto institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat