Gaxherri për dinarin: Qeveria fiton elektoralisht, por Kosova humb në rrafshin diplomatik

Aktuale

Gaxherri për dinarin: Qeveria fiton elektoralisht, por Kosova humb në rrafshin diplomatik

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:07
Besa Gaxheri

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri duke folur lidhur me çështjen e heqjes së dinarit, ka thënë se qeveria aktuale me këtë vendim mund të fitoj elektoralisht, por Kosova humb shumë në rrafshin diplomatik.

Për Gaxherrin, kjo qeveri e ka ndryshuar situatën në aspektin negativ, ndryshe nga qeveritë e kaluara që çdo hap të shtetësisë e kanë marr në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

“Situata tani me këtë qeverinë aktuale ka ndryshuar në aspektin shumë negativ, për shkak se ne çdo hap që e kemi bërë për shtetësinë e Kosovës e kemi bërë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar në veçanti më ShBA-në, pa u lodh dhe pa na ardhur keq përndryshe s’do ishim shtet sot. Këtë duhet ta di secili dhe s’duhet ta harrojmë. Kur vjen puna me dal ambasadori i ShBA-së me dal më tha që nëse vazhdoni kështu ne nuk do të jemi avokat i Kosovës më, atëherë është puna shumë keq. Asnjëherë ShBA-të e as BE-ja nuk kërkon nga ne me shkel Kushtetutën e vendit.  Fatkeqësisht shumë shpesh qeveria jonë e luan lojën që i konvenon Vuçiqit, mund të përfitoj elektoralisht sot me këtë rregulloren e ashtuquajtur të BQK-së, por po humbim shumë në aspektin diplomatik”, është shprehur ajo.

Gaxherri më tej vlerëson se funksionimi i euros si valutë e vetme në vend, nuk është asgjë e re, pasi që një gjë të tillë e ka përcaktuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Nuk është asgjë e re funksionimi i euros si valutë e vetme në Republikën e Kosovës, ajo është e përcaktuar në Kushtetutën e vendit, për atë çështje ka edhe ligje. Megjithatë situatën në veri e kemi të ditur të gjithë dhe problemet që kanë qenë atje, jo vetëm mos kryerje e funksionit monetar përmes euros por ne kemi pasur probleme të llojit të veçantë, siç ka qenë pagesa për energjinë e shpenzuar atje, dhe të gjitha faturave tjera publike për shkaqe politike, me të cilat jemi këshilluar dhe me faktorin ndërkombëtar, aleatët tanë pranoj ka funksionar deri tash duke u mundu që ta përmbyllim një proces tepër të vështirë më Serbinë, që ata të jenë të qetë të jenë të bindur se ne jemi të gatshëm ti mbështesim”

Gjithashtu, Gaxheri konsideron se vendimi për dinarin do të shtyhet meqenëse sipas saj nuk mund të zbatohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat