Kriza e koalicionit, Muharremi: Sa herë që LDK është në presion, po ndërmerr veprime emocionale

Aktuale

Kriza e koalicionit, Muharremi: Sa herë që LDK është në presion, po ndërmerr veprime emocionale

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:52
Shenoll Muharremi

Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për veprimet e fundit në raportin me PDK-në.

Ai ka thënë se veprimet e të parit të kryeqytetit për të shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike dhe nënkryetaren e Prishtinës, të cilat vijnë nga PDK-ja, janë emocionale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se sa herë LDK-ja është në presion nderrmer veprime të tilla.

“Sa herë që LDK është në presion, po ndërmerr disa veprime që duken emocionale. Kur u ndaluan nga sistemi i drejtësisë punimet në 'Rrugën A', reagimi nuk ishte proporcional. Edhe pse aty kishte dyshime që personat që janë pjesë e tenderit fitues kanë telashe me ligjin, komuna mbrojti me çdo kusht procesin e selektimit të kompanisë fituese. Mesiguri procesi ka qenë legal, por dyshimet edhe nga mediat kanë qenë në etikë më shumë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Rama ka shkarkuar njerëz që kanë qenë me reputacion të mirë.

“LDK e fitoj rastin, ri-filluan punimet në rrugën A... pastaj përsëri kishte talashe me atë rrugë.. tash as që e di statusin e punimeve atje, aq shumë që janë pezulluar e ri-filluar punimet. Sikurse me atë rast partitë politike po përdornin lidhjet e tyre të shkurtëra me sistemin e drejtësisë për të luftuar me njëri tjetrin. Tash e kemi një situatë, ku thuhet që për shkak të 'Aferës së Badovcit' LDK ka shkarkuar fillimisht drejtorët e partnerit të koalicionit. Sot kryetari ka shkarkuar edhe nënkryetarën e PDK, apo zyrtarën dhe përfaqësuesën më të lartë të PDK në qeverisjen e Prishtinës. Kjo zyrtare ka pasur një reputacion të mirë në publik dhe duket të jetë një person me integritet. Ky padyshim është një akt i 'shpalljes së luftës' nga LDK dhe sigurisht që do e varrosë koalicionin artificial mes LDK dhe PDK në Prishtinë”, ka shkruar Muharremi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat