Ish-zëvendësministri i Financave: Bislimi me gabim të pafalshëm, nuk ka nen ku BQK e ndalon përdorimin e dinarit

Aktuale

Ish-zëvendësministri i Financave: Bislimi me gabim të pafalshëm, nuk ka nen ku BQK e ndalon përdorimin e dinarit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 07:11
Ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi

Ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, e ka cilësuar gabim të pafalshëm ndërhyrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në rregullat e BQK-së.

Kjo për faktin se Bislimi ditë më parë deklaroi se: ‘Nga 1 shkurti s’do ketë dinar më në Kosovë’, kurse siç u shpreh Gashi, asnjë nen i BQK-së nuk e përcakton një gjë të tillë.

”E për mua shqetësim kryesor që është ngrit në këtë moment, është gabimi i pafalshëm i zëvendëskryeministrit Bislimi, i cili del e deklaron se: prej 1 shkurtit nuk ka dinar”.

”Kurkund në rregullore, nuk ka nen i cili e ndalon përdorimin e dinarit. Veç thotë: valuta përdoruese, është e rregulluar edhe me ligj, është Euro-ja. E Euro-ja është prezente nga 2002-ta në Kosovë, dhe është valuta kryesore dhe e vetme në Kosovë e cila përdoret”.

”Për këtë arsye kryeministri një, s’ka pasë të drejtë të përzihet në rregullat e Bankës Qendrore, dhe me këtë deklaratë na ka sjellë krejt bashkësinë ndërkombëtare në qafë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat