A do të ketë sulme të organizuara në veri për dinarin? Ja çfarë thotë eksperti i sigurisë

Aktuale

A do të ketë sulme të organizuara në veri për dinarin? Ja çfarë thotë eksperti i sigurisë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 18:50
Banjskë

Profesori i sigurisë në Kosovë, Fatmir Çollaku, tha se sulme sikur të vitit të kaluar ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës nuk do të ketë, por shtoi se pakënaqësitë e tyre për heqjen e përdorimit të dinarit nga grupe të caktuara mund të ndodhin,

Çollaku tha se Serbia dhe qytetarët serbë do ta shfrytëzojnë çdo veprim të Kosovës si pretekst për të ngritur pakënaqësitë e tyre, siç tha ai, kinse për rëndimin e jetës së qytetarëve serbë në Kosovë.

“Gjithçka që shkon në favor të tyre për me shpreh pakënaqësinë e qytetarëve, ndalimi dinarit është pretekst që Serbia e shfrytëzon atë për të paraqitur situatën shumë dramatike kinse po rrezikohet siguria, po rrezikohet standardi i jetës së qytetarëve. Sulmet e dhunshme ndaj KFRO-it dhe sulme të organizuara nuk do të ketë por sigurisht forma të pakënaqësive të qytetarëve sepse edhe serbët janë vetëdijesua që Serbia po i përdor si mjete të tyre’, u shpreh Çollaku.

Ndërkohë, pavarësisht që vendimin e BQK-së e konsideron të drejtë, Çollaku thotë se Kosova duhet të ketë bashkëpunim në këto veprime me aleatët ndërkombëtarë, SHBA-të.

“Rekomandimet është dashtë me i marrë parasysh me bërë vendime të matura sepse Serbia mezi s’pret me pas pretekst për të organizuar revoltë, grevë, barrikada, prandaj në këtë kontekst Serbia i realizon skenarët e vet që i ka për Kosovën dhe këto janë pretekste kinse i u vështirësohet jeta qytetarëve në atë pjesë. Nuk është ashtu sepse qytetarët kanë mundësi ende të bëjnë pagesa me dinarë, unë mendoj që është zgjidhë kjo çështje që të bëjnë pagesa me dinarë dhe në anën tjetër vendimi është i drejtë sa i përket ndalimit sepse në Kosovë valuta e vetme është euro dhe asnjë valutë tjetër nuk mund të konsiderohet e ligjshme. Nëse qeveria e Kosovës nuk është në një frekuencën të dakordimit me Amerikën, ndërkombëtarët, atëherë konsideroj që është veprim i ngutshëm që mund të prodhoj pretekst”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat