FSK pjesë e ushtrimit “KFOR 33” në Gjermani

Aktuale

FSK pjesë e ushtrimit “KFOR 33” në Gjermani

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA-ja, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues/kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels të Gjermanisë.

“KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).

Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë.

Ku, po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta, njofton FSK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat