Avokati tregon se cilat vepra nuk amnistohen

Aktuale

Avokati tregon se cilat vepra nuk amnistohen

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 12:59
Ardian Bajraktari

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë seveprat që kanë rezultuar me lëndim trupor ose vdekje janë të përjashtuara nga amnistia.

“Neni 4 (Përjashtimet nga Amnistia), i Ligjit nr. 04/L-209 për Amnisti, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, në mënyrë shumë të qartë thekson se: “Amnistia nga cilado vepër penale e përmendur në këtë ligj nuk do të aplikohet për:- 1.3. veprat penale që kanë rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose me vdekje”.

Sipas tij, kjo dispozitë ka qenë e natyrës përjashtuese, sipas të cilës përjashtohet nga amnistia, d.m.th. nuk amnistohet cilado vepër penale e cila ka rezultuar me pasoja të rënda, sikurse është vdekja e ndonjë personi apo lëndimi i rëndë trupor.

Postimi i plotë:

Neni 4 (Përjashtimet nga Amnistia), i Ligjit nr. 04/L-209 për Amnisti, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, në mënyrë shumë të qartë thekson se:

“Amnistia nga cilado vepër penale e përmendur në këtë ligj nuk do të aplikohet për:

– 1.3. veprat penale që kanë rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose me vdekje”.

Kjo dispozitë ka qenë e natyrës përjashtuese, sipas të cilës përjashtohet nga amnistia, d.m.th. nuk amnistohet cilado vepër penale e cila ka rezultuar me pasoja të rënda, sikurse është vdekja e ndonjë personi apo lëndimi i rëndë trupor.

Pikërisht për këtë çështje, ka pasur edhe qarkore përkatësisht plotësim të saj, për të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës nga ana e Gjykatës Supreme, dokumenti me nr. 623/13, dt. 22.10.2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat