Presidenca thotë se pati ndërhyrje të pakonsultuar në biografinë e Jakup Krasniqit: Gjithçka po hetohet

Aktuale

Presidenca thotë se pati ndërhyrje të pakonsultuar në biografinë e Jakup Krasniqit: Gjithçka po hetohet

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 16:45
Presidenca

Presidenca e Kosovës po thotë se ka pasur një ndërhyrje të panjoftuar në tekstin e biografisë së ish-ushtruesit të detyrës së presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, ndaj dhe janë duke e hetuar këtë moment.

Në një reagim të tyre, thuhet se presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë, një pjesë e saj e cila, rezultoi problematike dhe nxiti reagime.

”Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi.

Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës.

I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”.

Në faqen e Presidencës, në biografinë dedikuar Jakup Krasniqit, fillimisht thuhej se ”Krasniqi ishte arrestuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit”, megjithatë me ta kuptuar nga presidenca, ajo pjesë është larguar dhe nuk figuron më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat