“Kosova e pafuqishme”, Arifi: Vetëm një koordinim i fuqishëm me ShBA-të mund të sjell njohje të reja

Aktuale

“Kosova e pafuqishme”, Arifi: Vetëm një koordinim i fuqishëm me ShBA-të mund të sjell njohje të reja

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Dritëro Arifi

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka komentuar mungesën e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se Kosova është e pafuqishme që vet të siguroj njohje të reja.

Arifi ka deklaruar se vetëm një koordinim i fuqishëm me ShBA dhe BE mund të ndryshojë numrin e njohjeve të reja.

“Pra, sa i përket interesit politik ekonomik ose ushtarak, për fat të keq Kosova nuk e ka asnjërën. Ne nuk jemi anëtar të OKB-së që vota jonë do të ishte determinuese për ndonjë rezolutë ose diçka tjetër. Mendoj që vetëm një punë konsistente dhe me një koordinim të fuqishëm me ShBA dhe BE mund të arrijmë diçka. Për ndryshe sa i përket aspektit tonë edhe po ti punësojmë edhe 1000 ambasadorë ndërkombëtar nuk do të arrijmë suksesin”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat