Aksion i Policisë në Klinë: Mbyllet komuna ilegale serbe, arrestohet kryetari

Aktuale

Aksion i Policisë në Klinë: Mbyllet komuna ilegale serbe, arrestohet kryetari

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionin e mbylljeve të autoriteteve ilegale serbe që operonin në disa nga komunat e Dukagjinit.

Zyra e radhës e mbyllur është në Videjë të Klinës.

Policia e Kosovës ka konfiskuar dokumente në këtë zyre të cilat dyshohet se janë keqpërdorur dhe janë përdorur për falsifikime.

Po ashtu, është arrestuar kryetari i këtij autoriteti ilegal, e cila funksiononte si komunë paralele në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat