Gazetari i FAZ e quan të drejtë vendimin e Kosovës për dinarin, thotë se publiciteti iu bë tmerrësisht keq

Aktuale

Gazetari i FAZ e quan të drejtë vendimin e Kosovës për dinarin, thotë se publiciteti iu bë tmerrësisht keq

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:31
Michael Martens

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka thënë se vendimi i institucioneve të Kosovës për çështjen e dinarit është i drejtë, megjithatë ai ka pasur kritikë të ashpër për atë se si është paraqitur ai vendim, duke thënë se është shumë e lehtë për të venë në pikëpyetje motivet.

Martens ka shkruar për këtë çështje një artikull në gazetën prestigjioze gjermane FAZ, duke thënë se derisa dinari po largohet nga tregu, vështirë që dikush nga serbët lokalë është i përgatitur për një gjë të tillë.

“Dinari serb më parë ka qenë mjet i zakonshëm i pagesës në veri të Kosovës. Tani lejohet vetëm euro. Mbetet e paqartë se si serbët e Kosovës do të marrin paga, pensione apo përfitime sociale në të ardhmen”, thuhet në shkrimin e Martens në FAZ.

“Vendimi është i drejtë, por mënyra se si është marrë është një PR i tmerrshëm, duke e bërë të lehtë që të vendosen pikëpyetje për motivet”, ka shkruar në platformën X Martens ku edhe e ka shpërndarë artikullin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat