Gashi: Vendimi i BQK-së, veprim i Kurtit që të ballafaqohet me komunitetin serb

Aktuale

Gashi: Vendimi i BQK-së, veprim i Kurtit që të ballafaqohet me komunitetin serb

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 06:52
Milazim Gashi

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, sa i përket vendimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thotë se janë veprime që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka krijuar që të ballafaqohet me komunitetin serb.

Gashi thotë se këto vendimi i BQK-së është një veprim që s’është koordinuar mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Veprimet e Qeverisë Kurti shihen shumë qartë për shkak se strategjinë që e ka krijuar të ballafaqohet me komunitetin serb në Kosovë është një veprim jo i koordinuar mirë me aleatin tonë strategjik ShBA, për shkak se matjet në gjeostrategjiken lidhen me qasjen e sigurisë që duhet çdoherë të jemi të koordinuar me aleatët tonë, për shkak se ata janë të mbi informuar për të gjitha lëvizjet që ndodhin brenda territorit të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se shihet qartë që kryeministri Kurti nuk e dëgjon ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Shihet shumë qartë që kemi një jo dëgjueshmëri nga kryeministri Kurti në aspektin me ambasadorin amerikan këtu në Prishtinë. E shoh si gjendje alarmante në mes Kurtit dhe ambasadorit amerikan, sesa tema e fundit e cila është ngritë tani rreth dinarit”, shtoi ai.

Sa i përket bastisjes në një objektin e një OJQ-je serbe në qendër të Prishtinës, ai tha se veprimi i institucioneve ka qenë i vonuar dhe se veprimtaria e saj ka mundur ta cenojë sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat