Mbi 3.4 milionë udhëtarë fluturuan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë vitit 2023

Aktuale

Mbi 3.4 milionë udhëtarë fluturuan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë vitit 2023

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka përmbyllur një vit te suksesshëm me një numër udhëtaresh që asnjëherë nuk është arritur me pare.

Sipas njoftimit, një numër prej 3 milion udhëtaresh ishte arritur ne muajin nëntor për te shënuar me pas 3 424 883 udhëtarë ne fundit apo një rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% me shume se sa ne vitin 2022.

Sipas ANP-së, numri i udhëtareve dhe fluturimeve vazhdon me një trend te rritjes, ku ne muajin janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % me shume se sa ne muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% me shume krahasuar me janar 2023.

Njoftimi i plotë:

Aeroporti i Prishtines ka permbyllur nje vit te suksesshem me nje numer udhetaresh, asnjehere te arritur me pare. Nje numer prej 3 milion udhetaresh ishte arritur ne muajin nentor per te shenuar me pas 3 424 883 udhetare ne fundvit apo nje rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% me shume se sa ne vitin 2022.

Nr. i udhetareve dhe fluturimeve vazhdon me nje trend te rritjes ku ne muajin Janar 2024 jane sherbyer 287 205 udhetare apo 21.9 % me shume se sa ne muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% me shume krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhetare dhe 808 fluturime te sherbyera.

Kjo rritje e jashtezakonshme thekson perkushtimin e aeroportit per te ofruar pervoja te reja per udhetaret e saj duke qene te orientuar edhe ne shtimin e destinacioneve  apo rritjen e fluturimeve ne destinacionet ekzistuese ne vitin 2024.

Per te permbushur kerkesat e udhetareve Aeroporti i Prishtines kete vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat