Ish-këshilltari i Lekajt: Vendimi për pagesën ndaj “Bechtel&Enka” u mor nga Qeveria

Aktuale

Ish-këshilltari i Lekajt: Vendimi për pagesën ndaj “Bechtel&Enka” u mor nga Qeveria

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 00:43
Eset Berisha

Eset Berisha, këshilltar politik i Pal Lekajt, në kohë kur ky ishte ministër i Infrastrukturës, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e 53 milionëshit për koncersiunmin “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai ka thënë se vendimi nuk është bazuar në fakte, duke mohuar se ka pasur ndërhyrje në hartimin e raportit, të cilin e vlerësoi si skandaloz.

Berisha duke folur për proceduar e pagesës shtesë për kompaninë, ka thënë se negociatat për zgjatje të afatit pa kostot shtesë janë bërë në vitin 2017, nga ministri Lekaj, sekretari dhe drejtori i departamentit për prokurimin publik në ministri.

Ndërsa, vendimi për pagesë është marrë nga Qeveria e Kosovës.

Zgjatjen e afatit pa kosto në vitin 2017, e ka nënshkruar z.Lekaj, z.Shatri, z.Tahiri, pra sekretari, drejtori i departamentit të Prokurimit Publik dhe Ministri… Këta e kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjatjen e afatit për 347 por pa kosto shtesë. Kostoja dhe gjitha çështjet tjera komerciale do të adresohen në një marrëveshje të veçantë dha ajo marrëveshje është arritur në
Qeverinë e Kosovës në vitin 2018. Ministria ka përcjellë kërkesën e kompanisë në Qeverinë e Kosovës, në komitetit ndërministror dhe Qeveria ka marrë vendim dhe ka obliguar për të paguar. Vendimin e ka marrë Qeveria e këtij vendi”
, tha Berisha.

Gjykata ka shpallur fajtor dhe ka dënuar ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 3 vjet e 6 muaj ndalim i ushtrimit të funksionit në

Administratë Publike. Ndërsa këshilltari i tij politik, Eset Berishën është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg dhe dënim plotësues prej 3 vitesh ndalim ushtrimit të funksionit në administratë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat