​Ministri Murati flet për këmbimin e pronave në kryeqytet

Aktuale

​Ministri Murati flet për këmbimin e pronave në kryeqytet

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:45
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka bërë përgjegjëse udhëheqësinë e Komunës së Prishtinës për vendimin e këmbimit të pronave në kryeqytet. Sipas tij, nuk i takon ministrisë që ai drejton të mbajë qëndrim sa i takon kësaj çështje.

Ai në konferencë për media, u shpreh se është grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë deklaruar se kjo është shkelje dhe se kanë kërkuar anulim të vendimit.

Murati: Këmbimi i pronave është përgjegjësi e Komunës së Prishtinës

“Këmbimi i pronave, vendimet dhe të gjitha këto merren nga Komuna e Prishtinës. Andaj, çfarëdo përgjigje që kërkohet në këtë aspekt do ta kërkoni tek Komuna e Prishtinës, më saktësisht tek udhëheqësia e Komunës së Prishtinës nëse keni pretendime që ka pasur shkelje apo keqpërdorime të tilla. Prandaj, nuk i takon Ministrisë së Financave të mbaj qëndrim, apo të përfshihet në një diskutim i cili ka edhe pretendime të pasakta. Sepse duhet të sigurohet se të gjitha informatat që prezantohen të jenë të sakta. Sa i përket çështjes së ndalimit të keqpërdorimeve, nuk besoj që ka dikush më tepër se unë që ka bërë për të ndaluar sidomos keqpërdorimet tek shpronësimet apo tek manipulimet e ngjashme”, deklaroi Murati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat