Rohde flet për raportin anti-korrupsion: Përfundimi, nuk ka përparim në renditje

Aktuale

Rohde flet për raportin anti-korrupsion: Përfundimi, nuk ka përparim në renditje

Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:51
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, po vlerëson se renditja e Kosovës në raportin anti-korrupsion, lë shumë për të dëshiruar.

Rohde specifikon se në raport njihet progres i Kosovës me zgjedhje megjithatë mbetet shqetësuese ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në gjyqësor.

”Renditja e re e raportit anti-korrupsion, sapo ka dalë. Progres i Kosovës me zgjedhje, por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor.

Përfundimi i Transparency International për Kosovën, ndryshe nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat