Ish-ministri i Drejtësisë: I befasuar me shkallën e korrupsionit, të ndalohen deklaratat populliste të Haxhiut për gjyqësorin

Aktuale

Ish-ministri i Drejtësisë: I befasuar me shkallën e korrupsionit, të ndalohen deklaratat populliste të Haxhiut për gjyqësorin

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:38
Jonuz Salihaj

Qeveria aktuale në pushtet këtë vit mbush tre vjet qeverisje.

Nga shumë premtimet që bëri Vetëvendosja, ndër kryesoret ishte ajo për parandalimin e korrupsionit.

Këtë premtim dukët që partia në pushtet nuk e mbajti.

Pas tre viteve qeverisje ende po raportohet që shkalla e korrupsionit është e lartë.

Kështu të paktën thuhet sipas një raporti të Transparency International” Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023”.

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri ku Kosova njëjtë si vitin e kaluar ka 41 pikë.

Kosova duhet të punojnë ende në luftimin e korrupsionit, nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor, thuhet në raport.

Ndërhyrjet në gjyqësor duhet të ndalohen nga qeveritarët.

Kështu po thotë ish-ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj.

Ai thotë se është befasuar me radhitjen e Kosovës për shkallën e korrupsionit.

“Jam i befasuar, kemi pritë që shkalla e korrupsionit të ulët por ky raport po tregon që po vazhdon dhe ndërhyrjet në gjyqësor. Çdo deklaratë e qeveritarëve tonë çdo herë është ndërhyrje në gjyqësi. Në mandatin tim asnjëherë nuk kam ndërhyrë, efikasiteti i gjyqësorit lenë për të dëshiruar”, thotë Salihaj.

Sipas Salihajt, këto çështje vetëm me Vetting mund të rregullohen.

Duhet të ndalohen deklaratat popullsitë të ministres Haxhiu për gjyqësorin, thotë Salihajt.

“Ata që janë të korruptuar duhet të dalin para gjykate por kurrsesi të akuzohet gjyqësori është i korruptuar e prokuroria nuk po vepron me procesin e Vettingut rregullohen këto e jo me fjalë me i thumbu me deklarata politike siç e bënë ministrja Haxhiu çdo ditë. Korrupsioni është i rrënjosur thellë në sistem dhe duhet shumë mekanizma efikas për me luftu duhet të ndalohen deklaratat populliste  e të përmirësohemi me ligje të mira”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat