“E fjetur me barna”, 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë me aparaturë të frymëmarrjes

Aktuale

“E fjetur me barna”, 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë me aparaturë të frymëmarrjes

Më: 29 janar 2024 Në ora: 17:18
Elza Ujkani

Qytetarja 23-vjeçare e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, po vazhdon të trajtohet në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës, në Mjekimin Intenizv.

Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe po ashtu me aparaturë të frymëmarrjes.

“Po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv. Gjendja është stabile, por vazhdon të qëndrojë me aparaturë të frymëmarrjes”, tha ai.

Uka bëri të ditur se pacientja ka pësuar lëndime të rënda në regjionin e koks, ajo para disa ditësh i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat