Dëshmitë kontradiktore të Naim Murselit! Gazetari: Mohoi prezencën e fëmijëve

Aktuale

Dëshmitë kontradiktore të Naim Murselit! Gazetari: Mohoi prezencën e fëmijëve

Më: 29 janar 2024 Në ora: 11:34
Naim Murseli

Rreth 2 muaj nga vrasja e Liridona Ademajt janë zbardhur dëshmitë e personave të arrestuar lidhur me këtë ngjarje, bashkëshorti i saj, Naim Murseli, personi që dyshohet se e ekzekutoi Granit Plava dhe bashkëpunëtori i tyre Kushtrim Kokalla.

Gazetari nga Kosova Muharrem Kafexhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Naim Murseli ka qenë kontradiktor në dëshminë e tij teksa ka thënë se natën e ngjarjes në automjet ka qenë vetëm me Liridonën dhe fëmijët nuk kanë qenë me të.

“Naim Murseli ka mohuar kategorikisht përfshirjen në vrasje por të gjitha dëshmitë e të akuzuarve të çojnë se ai ka qenë organizatori. Ai ka orkestruar gjithçka për të fshehur gjurmët, bashkë me ekzekutuesin janë takuar sërish, kanë qenë edhe në një darkë të përbashkët, pastaj kanë shkuar në një klub nate.

E gjitha ka qenë një lloj kamuflimi për të fshehur ngjarjen. Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi edhe gjatë varrimit, ku me gjakftohtësinë më të madhe Naim Murseli priti njerëzit që shkuan për ta ngushëlluar”, tha gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat