Agani: Fëmijët janë bërë robër të faqeve sociale, të ndryshohen kurrikulat mësimore

Aktuale

Agani: Fëmijët janë bërë robër të faqeve sociale, të ndryshohen kurrikulat mësimore

Më: 28 janar 2024 Në ora: 09:16
Ferid Agani

Pas vrasjes së 18 vjeçarit në Podujevë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të merren me promovimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në shkolla.

Për, këtë çështje neuropsikiatri Ferid Agani thotë se ka debatuar në kohën sa ishte edhe vet deputet që në vitet e para të pasluftës.

“Vlerësoj se është humbur mundësia historike që nëpërmjet zbatimit të mësimit mbi Zotin e Madhërishëm dhe besimin në të, sipas praktikave më të mira Europiane, tek nxënësit të fuqizohet korpusi i vlerave etike e morale dhe me këtë të fuqizohet ndërgjegjja individuale e kolektive që paraqet mekanizmin më të mirë, të natyrshëm, për kontrollin e agresivitetit të pakontrolluar dhe dhunës në shoqëri”, ka thënë ai për Fo.

Agani, ka pohuar se sot nxënësit janë bërë robër të faqeve sociale.

Sipas tij duhet të ndryshohen kurrikulat mësimore dhe të fuqizohet detyrimi i leximit.

“Është e domosdoshme që urgjentë të ndryshohen kurrikulat mësimore dhe të fuqizohet detyrimi i leximit dhe të kuptuarit të literaturës së zgjedhur nga ana e nxënësve, të cilët në ditët e sotme janë bërë robër të faqeve sociale duke mësuar e imituar mënyrat më të gabueshme të sjelljes sociale”, ka shtuar Agani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat