Marshi protestues, kërkohet drejtësi për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë: Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut alarm për të gjithë!

Aktuale

Marshi protestues, kërkohet drejtësi për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë: Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut alarm për të gjithë!

Më: 28 janar 2024 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 15:42 më 28.01.2024
Pamje nga marshi

Marshi protestues, kërkohet drejtësi për Lulzim Fejzullahun

Sot në Podujevë u mbajt marshi protestues për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Marshi nisi nga vendi ku u sulmua 18-vjeçari, për të vazhduar deri te objekti i komunës së Podujevës, ndërsa gjatë gjithë kohës është përcjellë nga policia e Kosovës.

Protestuesit, të cilët u shpërndanë të qetë, kërkuan me këtë rast drejtësi për 18-vjeçarin.

Daja i Lulzimit, Selman Hyseni tha se do të kërkojnë drejtësi deri në fund.

Hyseni: Kemi ardhur të tregojmë se të gjithë jemi me Lulzimin

“Kemi ardhur të bëjmë një ecje dhe të tregojmë se të gjithë jemi me të, dhe do të kërkojmë drejtësi deri në fund. Shpresoj që është e fundit kjo e jona, nuk i ndodh më askujt dhe kisha bërë apel për të gjithë që të kujdesen për fëmijët,” tha Hyseni.

Ndërsa axha Lulzimit, Latif Fejzullahu tha se rinia nuk është e sigurt në Kosovë.

Fejzullahu: Shpresoj mos t’i ndodhë askujt

Kjo ka ndodhur, shpresoj të mos i ndodhë askujt, rinia nuk është e sigurt në Kosovë,” tha Latifi.

Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.

Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë dhe është dënuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, kishte thënë Kurti gjatë vizitës për ngushëllime te familja e të ndjerit. 

Pamjet nga marshi për Lulzim Fejzullahun në Podujevë

Ka nisur në Podujevë marshi për 18 vjecarin, Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje para disa ditësh.

“Drejtësi për Lulzimin”, “duam dënim maksimal”, dëgjohen duke thënë pjesëmarrësit.

 

Fillon marshi për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

Ka nisur të mbahet marshi, i thirrur për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.

Marshuesit janë duke i nisur nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri te Komuna e Podujevës.

18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.

Sot në Podujevë mbahet marsh për 18-vjeçarin e vrarë

Të dielën në Podujevë do të mbahet marsh për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Marshi pritet të fillojë nga ora 13:00, ku marshuesit do të nisen nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të vazhduar deri te komuna e Podujevës.

Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.

Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë dhe është dënuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, kishte thënë Kurti gjatë vizitës për ngushëllime te familja e të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat