Vdes zyrtari i MASHT-it

Aktuale

Vdes zyrtari i MASHT-it

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:12
Fehmi Krasniqi

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka vdekur zyrtari i kësaj ministrie, Fehmi Krasniqi.

Nagavci ka thënë se si punëtor shumëvjeçar në MAShTI, Krasniqi dha kontribut të madh dhe shpesh u priu proceseve të rëndësishme për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

“Jeta e tij ishte e lidhur me arsimin deri në frymën e fundit. Prandaj, do ta kujtojmë gjithmonë si njeriun e urtë, kolegun dhe mikun e mirë që u bë një me arsimin, i bindur se vetëm me arsim cilësor Kosova do të ecte përpara.

 Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën!”, ka shkruar Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat