Kasolli për dinarin: Kurti i ka jetike disa fitore të vogla, për ta mbuluar humbjen e madhe

Aktuale

Kasolli për dinarin: Kurti i ka jetike disa fitore të vogla, për ta mbuluar humbjen e madhe

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:53
Afrim Kasolli

Analisti Afrim Kasolli ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti nuk do të lëshojë pe për çështjen e rregullores së BQK-së, e cila flet për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Sipas tij, shefi i ekzekutivit do ta refuzojë kërkesën e ndërkombëtarëve rreth kësaj teme për shkak të lëshimeve të mëdha që ka bërë me Marrëveshje Bazë të Brukselit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti i ka jetike edhe disa fitore të vogla për të mbuluar humbjen e madhe.

“Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë sot e paskan takuar Kryeministrin Kurti me qellim per te diskutar rregulloren e re te BQK per ndalimin e dinarit serb ne territorin e Kosoves. Thuhet se te njejtit kane kerkuar rishqyrtim te ketij vendimi. Sipas te gjitha gjasave Kryeministri Kurti nuk do beje leshime dhe kompromise ne kete pike. Sepse pas leshimit te madh qe e ka bere me pranimin e Marrëveshjes baze te Brukselit dhe ate te Ohrit ku eshte pajtuar per normalizim te raporteve me Serbine pa njohje, atehere Kurti i ka jetike disa fitore te vogla per ta mbuluar humbjen e madhe”, ka shkruar Kasolli në profilin e tij në “Facebook”.

Më këto verime, ka thënë ai, BE-ja do t`i mbajë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Po ashtu, nga kjo rezistence nuk do te hiqen as masat sanksionuese ndaj Kosoves dhe nuk do te realizohet qellimi kryesor strategjik, ai sanksionimit ndërkombëtar te Serbise as pas sulmit terrorist te 24 shatorit. Mirepo, as vendet e BE-se nuk do te ushtrojne me shume presion ndaj Qeverise, sepse edhe ato jane te kënaqura me rezultatin e dialogut ngase disa shtete te Unionit e kane arritur ate qe e kane kerkuar nga Kosova, nje marrëveshje me Serbine pa e detyruar kete te fundit qe ta njoh te paren”, ka shkruar Kasolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat