Jetoi në Zvicër e Amerikë dhe u kthye në Kosovë, Kabashi: Rinia nuk e kupton çka i bjen auslander

Aktuale

Jetoi në Zvicër e Amerikë dhe u kthye në Kosovë, Kabashi: Rinia nuk e kupton çka i bjen auslander

Më: 26 janar 2024 Në ora: 07:10
Kristjan Kabashi

Bashkëthemeluesi i kompanisë “Numarics”, Kristjan Kabashi, ka thënë se rinia në Kosovë nuk e kuptojnë se çka do të thotë fjala “auslander”.

Kabashi ka thënë se pavarësisht që nuk ka jetuar kurrë në Kosovë, këtu ai ndihet shumë rehat.

“Kam jetuar në shumë shtete, por Amerika është i vetmi vend në botë ku shqiptarët janë edhe shqiptarë edhe amerikanë. Unë jam lind në Gjermani, jam rrit aty dhe jam kan në Zvicër. Disa herë e kam fol këtë fjalë që rinia këtu nuk e din fjalën auslander. Unë bile kam pasë fat se emri Kristian është internacional, po prapë se prapë mbiemri Kabashi e kanë ditë që nuk jam i vendit dhe këta nuk e dijnë që unë kur vi në aeroport të Prishtinës ose në Doganë dhe më thojnë “mirëserdhe” unë këtë nuk e nij në ndnjë vend tjetër. Edhe pse s’kam jetu kurrë këtu, edhe këtu jam pak auslander, por në krahasim me diasporën këtu ndihna shumë rehat”, tha ai.

Ai bëri të ditur se qe gati dy vite jeton në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat