“Si në kohën e Millosheviqit? –pafytyrësi, ai bëri gjenocid”/ Muja përplaset fort me Kërstiqin

Aktuale

“Si në kohën e Millosheviqit? –pafytyrësi, ai bëri gjenocid”/ Muja përplaset fort me Kërstiqin

Më: 25 janar 2024 Në ora: 22:16
Armend Muja dhe Branislav Kërstiq

Analisti Branislav Kërstiq ka hedhur kritika ndaj qeverisë lidhur me kushtet e serbëve në Kosovë duke thënë se janë të ngjashme me ato të shqiptarëve në Gjakovë në kohën e Millosheviçiq.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja duke thënë se është pafytyrësi të ngritet një paralele e tillë.

“Kjo është pafytyrësi bre, Millosheviçi është përgjegjës për gjenocidin ndaj shqiptarëve. Është gënjeshtër çfarë po prezantoni” Është e padrejtë se nuk është ashtu.

Policia e Kosovës është dërguar atje për të mbajt rend pas tërheqjes me urdhër të Vuçiqit. Ma gjej një ankesë të shkeljeve të drejtave politike civile, është e kundërta.

Ka qenë Radojçiqi që ka qenë përgjegjës për monopolin politik, për vrasjen për krimin, aty kemi vendosë rend dhe ligj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat