Armatosja e FSK-së prioritet, Vuçiq e luan të shqetësuarin, kërkon hetim

Aktuale

Armatosja e FSK-së prioritet, Vuçiq e luan të shqetësuarin, kërkon hetim

Më: 25 janar 2024 Në ora: 21:42
FSK

Arritja e dronëve Bayraktar në Kosovë ishte prej lajmeve të mëdha në vitin që lam pas, e po aq bujë bëri edhe hapja e rrugës për blerjen e Javelinëve.

Por planet e qeverisë shkojnë përtej, me mbrojtjen dhe sigurinë ndër prioritet e deklaruara edhe për këtë vit.

Shtimi i kapaciteteve mbrojtëse është krejt normal kur në Ballkan ka një situatë të brishtë të sigurisë thotë ish ushtaraku Hysen Gecaj.

Sipas tiij FSK-ja është ushtri në ndërtim për cka rritja e kapaciteteteve as nuk do arsye, vecse sfidë për armatim të sofistikuar thotë se mbetetet buxheti.

“Duke pasur parasysh se kemi një fqinjë si Serbia që në të kaluarën ka qenë aggressor, dhe ka shkaktuar disa luftëra në territorin e ish Jugosllavise, atëherë gjithsesi Kosova duhet ta ketë prioritet pajisjen e FSK-se me armatime mbrojtëse dhe njëherit kuadrin e vetë ushtarakë ta përgatisë,  për një mbrotje eventuale nga cfaredo këcënimi që mund të na paraqitet”, ka deklaruar Hysen Gecaj, ish-ushtarak.

E lajmit se ushtria e Kosovës po forcohet i ka reaguar me ankesë disa herë presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Së fundmi ka deklaruar se po shikon mundësitë që të hetojë armatosjen e FSK-së, dhe ata që po i ndihmojnë duke thënë se po shkelet rezoluta 1244.

Përderisa krejt të parëndësishme për Kosovën këto deklarata i konsideron analisti politik Visar Xani.

“E para Kosova është duke ndërtuar ushtrinë e saj dhe si e tillë duhet të trajtohet, dhe duhet të forcohet dhe zbatojë ligjet dhe kushtetutën e saj. Ndërsa Serbia në vazhdimësi ka retorika nacionaliste dhe përpjekje për të penguar proceset e suksesshme të Kosovës andaj Kosova në hap me NATO-n forcon ushtrinë e vetë, dhe nuk brengoset cka thotë Vuciqi apo Serbia”, ka deklaruar Visar Xani, analist Politik.

Qeveria e Kosovës e ka shtuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 40 milionë euro këtë vit, duke çuar shifrën e përgjithshme për mbrojtje në mbi 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat