Zemaj: Heqja e billbordeve në veri veprim populist, ministrat kanë qindra punë më të vlefshme

Aktuale

Zemaj: Heqja e billbordeve në veri veprim populist, ministrat kanë qindra punë më të vlefshme

Më: 25 janar 2024 Në ora: 18:45
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka vlerësuar si lëvizje populiste heqjen e billbordeve në veri të vendit, ku kanë qenë prezent edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Për Zemajn, dy ministrat e lartcekur kanë qindra punë më të vlefshme.

Më tej ai thotë se largimi i billbordeve mund të bëhej nga inspektorati.

“Do të doja të bëjë një analogji, kur ta heqim billbord të tillë me pas shëndetësi më të mirë, energji më të lirë, kushte më të mira të jetesës. Këto janë më shumë lëvizje populiste të cilat janë ligjore dhe kuptohet që ne duhet që nëse dikush tenton të interferoj në shtetin tonë, duhet të intervenojmë,por atë mund ta bëjë edhe një teknik i caktuar, është një inspektor dhe janë njerëzit që paguhen për atë punë. Ndërs poroziteti që i jepet dmth dy ministra mendoj që kanë edhe qindra mijëra punë më të vlefshëm, punë ditore sesa të mirren me një foto”, është shprehur ai.

Gjatë ditë së sotme kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi kanë vëzhguar nga afër heqjen e billobordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiq, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në Zveçan. Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Lidhur me këtë rast Sveçla u shpreh se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat