Pas tri orësh përfundon intervistimi i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e Lirdona Ademajt

Aktuale

Pas tri orësh përfundon intervistimi i Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e Lirdona Ademajt

Më: 24 janar 2024 Në ora: 16:28
Naim Murseli

Ka përfunduar pas tri orësh intervistimi i Naim Mureslit, – i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Lirdona Ademaj – në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, ne cilësinë e te pandehurit është dëgjuar i pandehuri, Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar ne drejtim te veprës penale Vrasje e Rende ne bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-se di dhe

I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet te mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo qe është publikuar ne rrjetet e informimit dhe ato sociale.

Ne te ardhmen kane mbetur te dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit te tyre do te ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve te tyre”, ka thënë Zhinipotoku.

Murselit dhe dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kushtroim Kokallës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka ua ka caktuar masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Murselit.

Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Plava për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kokalla për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat