Sallahu i VV-së i krahasoi me Listën Serbe, reagon Gruda i PDK-së

Aktuale

Sallahu i VV-së i krahasoi me Listën Serbe, reagon Gruda i PDK-së

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:21
Përparim Gruda

Përparim Gruda, Koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahut i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe për çështjen e Vettingut

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gruda e ka quajtur të turpshme deklaratën e Sallahut, duke thënë se ata që ” koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në”.

“PDK e ka ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces.

Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin”, ka shkruar Gruda ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat