Mehmeti: Kurti thoshte s’ka dialog e Asociacion, nëse i bën këto gjëra, është mashtrues

Aktuale

Mehmeti: Kurti thoshte s’ka dialog e Asociacion, nëse i bën këto gjëra, është mashtrues

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:59
Kim Mehmeti

Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti, e quajti “mashtrues” kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Mehmeti u shpreh në këtë mënyrë, duke thënë se Kurti pretendonte që s’ka dialog e Asociacion.

Prandaj sipas tij, kryeministri është “viktimë” i premtimeve të veta, pasi ka qenë në dijeni që do të përballet me çështjen e Asociacionit, që nga fillimi i marrjes së pushtetit.

“Kryeministri i Kosovës, të gjitha këto i dinte, por thoshte se s’ka dialog, s’ka Asociacion. Ai është viktimë i premtimeve të veta. Është mashtrues, nëse i bën këto gjëra, është mashtrues. Unë si një mik që e kam dhe si një njeri që e përkrahi Vetëvendosjen, ça ti them tjetër? Kur bën diçka me vetëdije, e di që Asociacioni është nënshkruar, tani s’mund ta ndërrojë veç pse erdhi Qeveria e re. Kurti e ka ditur që do të përballet me Asociacionin, s’është dashur që të marrë poena aty. Kurti nuk e ka lehtë, por e ka ditur që s’do ta ketë lehtë”, deklaroi Mehmeti.

I pyetur se a ka mundësi që Kurti ta bëjë apo ta zhbëjë Asociacionin, Mehmeti potencoi se në të gjitha shtetet s’mund të zhbëhen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Është sukses i madh nëse i zbut, nëse i bind partnerët, që të mos jetë Republika Srpska”, theksoi tutje Mehmeti.

Madje sipas shkrimtarit-publicistit, Asociacioni është zhbërje e asaj Kosove që e kanë njohur ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat