Azemi: 150 mijë punëtorë me ikë për një muaj, unë po ua kam lakmi Qeverisë dhe kompanive që nuk po ndërmarrin asgjë

Aktuale

Azemi: 150 mijë punëtorë me ikë për një muaj, unë po ua kam lakmi Qeverisë dhe kompanive që nuk po ndërmarrin asgjë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:13
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke iu referuar raportimeve se 400 autobusë nisën për vendet e BE-së çdo ditë nga Kosova, tha se sikur te jenë edhe vetëm 100 autobusë, është një shqetësim i madh.

“Po të shohësh, brenda dite hajde ta lëmë që po thuhet 400 autobusë, por vetëm 100 autobusë nëse ikin jashtë nga Kosova, llogaritne që për çdo ditë ikin 5 mijë vetë, brenda 30 ditë i ke 150 mijë vetë, që me të vërtetë është një shqetësim për të cilin unë po ua kam lakmi institucioneve shtetërore, por edhe pronarëve të kompanive që nuk po ndërmarrin asgjë”, tha Zemi.

Ai tha se procesi i ikjes së punëtorëve nuk ka filluar nga janari i këtij viti, por dy vite më parë.

“Tash për tash nuk është në pyetje kontrata e punës, por ndalesa e punëtorëve si t’i joshim. Por, me politikat që i kemi edhe nga Qeveria, edhe nga pronarët e kompanive, për derisa tek pronarët ka një lëvizje. Unë vërtetë ndoshta mund të jem pak skeptik, por po e shoh një frikë shumë të madhe që procesi i punës te kompanitë në nivel të Kosovës, do të dëmtohet dita ditës, sepse ky proces nuk ka filluar që nga janari, por proces ka filluar me të madhe që nga dy vitet e fundit dhe ne nuk kemi bërë asgjë, as për pagën minimale, as për krijimin e kushteve të punëtorëve në sektorin privat të Kosovës dhe realisht jemi në një stuhi për të cilën të jeni të bindur që do të ketë mungesë katastrofale për një kohë bukur të shkurtë”, tha Azemi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat