Të rinjtë e LDK-së ndezin qirinj në nderim të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili vdiq pas rrahjes nga dy persona të mitur

Aktuale

Të rinjtë e LDK-së ndezin qirinj në nderim të 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili vdiq pas rrahjes nga dy persona të mitur

Më: 22 janar 2024 Në ora: 22:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forumi i Rinisë së LDK-së kanë ndezur qirinj për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili vdiq pas rrahjes nga dy persona të mitur të cilët tani ndodhen në paraburgim.

“Sot, të gjithë jemi Lulzimi”.

“Lulzimin nuk guxojmë asesi ta shohim si një lajm shtesë në kronikën e zezë. Sot të gjithë jemi Lulzimi, sepse nuk është vrarë vetëm Lulzimi, është rrezikuar siguria e të rinjve, është shuar shpresa për jetë të mirë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Forumit të Rinisë Paris Guri, tha se rasti tronditës i Lulzimit duhet të jetë alarmues për të gjithë

“Bashkë me forumin e degës në Podujevë kërkuam, llogaridhënie e përgjegjësi nga institucionet publike, asgjë më pak! Kanë obligim kushtetues për të mbrojtur të drejtat e njeriut! Rasti tronditës i Lulzimit duhet të jetë alarmues për të gjithë; duhet t’i thërrasë ndërgjegjes institucionale dhe ndërgjegjes sonë kolektive në mënyrë që masat parandaluese dhe mbrojtëse për sigurinë e të rinjve të ndërmerren në mënyrë emergjente”.

“Të rinjve duhet t’u sigurohet më shumë mbrojtje në rrugë, në shkollë dhe në të gjitha vendet ku ata veprojnë”, tha Guri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat