Familjet e të dyshuarve për privimin nga jeta të Lulzimit, kërkojnë besë, axha i të ndjerit thotë se e goditën kur shkoi për të blerë bukë

Aktuale

Familjet e të dyshuarve për privimin nga jeta të Lulzimit, kërkojnë besë, axha i të ndjerit thotë se e goditën kur shkoi për të blerë bukë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 20:40
Lulzim Fejzullahu

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, një javë më parë, fillimisht u godit më veturë e me pas u rrah për vdekje nga dy të rinj.

Axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu ka rrëfyer se si ka ndodhur gjithë ngjarja që ka tronditur vendin.

Ai ka bërë me dije se familjarët e të rinjve që e kanë rrahur për vdekje Lulzimin, i kanë çuar njerëz, por nuk i ka pranuar.

“Jam Rrahim Fejzullahu axha i djalit. Ngjarja ka ndodhë të dielën e kaluar. Ia kanë marrë shpirtin me stupc, fillimisht e kanë shkelë me kerr, masanej e kanë rrehë me stupc e kanë alivanosë. Djali s’ka pasë ma vetëdije. Ai vdiq prej dorës kriminale shqiptare. Për moral djali nuk na ka shku. Jetim i pa babë e pa nanë. Ia kam lënë drejtësisë.  Hyni në punë e murr një rrogë 250 euro, por nuk e lanë me punu. E ka lënë një motër dhe një vëlla”, ka treguar ai.

“Kanë çu njerëz nuk kam asgjë më ta. Njerëzit nuk ua kam pranu. S’ka nevojë as me shprehë ngushëllime e as më ndihmu se kanë çu fjalë po ua sherojmë na… Nuk i kemi pas borxh asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat