​Mbeti i bllokuar në bjeshkë turisti nga Kosova, ja si shpëtoi

Aktuale

​Mbeti i bllokuar në bjeshkë turisti nga Kosova, ja si shpëtoi

Më: 21 janar 2024 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një turist nga Kosova është shpëtuar pasi mbeti i bllokuar në bjeshkët e Doberdolit të Valbonës, teksa lëvizte me motor bore.

Ai ishte së bashku me dy persona të tjerë të cilët arritën të shpëtonin vetë, ndërsa për të u desh ndërhyrja e emergjencave civile.

Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës njoftuan se tre turistë, duke eksploruar alpet e Valbonës kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë nisur kërkimet.

Pas disa orësh kërkime polica së bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, gjetën turistin e bllokuar, ndërsa dy të tjerët kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës.

Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës, njofton Drejtoria Vendore e Policisë në Kukës përmes një postimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat