Rizvanolli: Investimet po vazhdojnë në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+dhe 5g në qendrat e mëdha

Aktuale

Rizvanolli: Investimet po vazhdojnë në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+dhe 5g në qendrat e mëdha

Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:51
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Telekomi i Kosovës të premten ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratën në vlerë 15 milionë euro me kompaninë nga Zagrebi i Kroacisë, “Ericsson Nikola Tesla”, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një reagimi në Facebook thotë se investimet po vazhdojnë.

“Investimet po vazhdojnë: në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+ (5g-ready), dhe 5g në qendrat e mëdha”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, sipas komunikatës për media të bërë nga Telekomi i Kosovës thuhet se kjo kontratë përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit.

“Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit, Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, nënshkroi sot kontratën kornizë, në vlerë prej 15 milionë eurove, në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës Sh.A.

Në fund të këtij procesi, Telekomi i Kosovës do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe shtrirjen/mbulueshmërinë më të madhe në territorin e Kosovës me teknologjinë 4G+ dhe 5G. Ndërsa qytetarët e Kosovës, përkatësisht konsumatorët e Telekomit të Kosovës do të kenë shërbimet më të avancuara dhe produktet më atraktive në treg”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat