“Ah na e kalle shpirtin…”/ Postimi prekës i vëllait të 42-vjeçarit që vdiq pas aksidentit në Shqipëri

Aktuale

“Ah na e kalle shpirtin…”/ Postimi prekës i vëllait të 42-vjeçarit që vdiq pas aksidentit në Shqipëri

Më: 20 janar 2024 Në ora: 10:28
Dardan Hoxhaj

Pesë ditë pas aksidentit të rëndë e kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë Krujës, ku humbi jetën i riu nga Lipjani, Gëzim Rizani, ka ndërruar jetë edhe 42-vjeçari nga Kosova, Dardan Hoxhaj.

Hoxhaj kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe si rrjedhojë ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor, ku edhe ka ndërruar jetë sot.

Pas vdekjes së tij kanë reaguar familjarët e të ndjerit, të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për ngjarjen e rëndë.

“Ah more vëlla na e kalle shpirtin luftove, luftove,luftove, me jeten por na le vetem Allahu te shperbleft me xhenetin firdeus.. ke qenë një njeri i dashur,i respektushem, i besushëm do tkujtoj gjithmon ne mendje dhe në zemër nuk do t’harroj deri ne frymen e fundit.. ah vëllau im ahh.. nuk do ti harroj fjalet e tua kurrë! Nuk do ti harroj veprat e tua kurrë! Lamtumirë Vëllau im i dashur DARDAN!! Pusho i qetë në botën tjetër Vëllau im!”, shkroi vëllai i viktimës.

Të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në varrezat e Vlashnjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat