Sveçla për “ikjen masive me autobusë”: E pavërtetë, më shumë kanë hy sesa kanë dalë

Aktuale

Sveçla për “ikjen masive me autobusë”: E pavërtetë, më shumë kanë hy sesa kanë dalë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 19:14
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se raportimet për ikje masive të qytetarëve, veçanërisht me autobusë janë të pavërteta.

Sveçla tha se kjo u demantua edhe nga Stacioni i Autobusëve por edhe nga Policia e Kosovës, Departamenti i Kufirit, ku sipas të dhënave, që nga 1 janari deri më 19 janar 2024 janë hyrë 3 mijë e 687 autobusë, ndërsa kanë dalur 2 mijë e 408 autobusë.

“Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, shkroi Sveçla.

Më tej, i pari i MPB-së tha se procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Natyrisht, ju bëj thirrje edhe mediave për korrektësi në raportim të lajmeve rreth kësaj teme dhe jo vetëm. Të gjithë qytetarët i falënderoj për respektim të procedurave të udhëtimit pa viza dhe ju dëshiroj rrugë të mbarë si në vajtje ashtu dhe ardhje në vendin e tyre”, tha Sveçla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat