​Osmani u uron sukses pjesëtarëve të FSK-së në operacionin ushtarak Interflex

Aktuale

​Osmani u uron sukses pjesëtarëve të FSK-së në operacionin ushtarak Interflex

Më: 19 janar 2024 Në ora: 19:01
Ilustrim

Presidentja Vjosa Osmani u ka uruar sot sukses pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në operacionin Interflex, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës.

“Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktor, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Ndryshe, një kontingjent i FSK-së ka udhëtuar mbrëmë drejt Britanisë sëMadhe, të cilët përkrah Forcave të Armatosura britanike për gjashtë muaj me radhë do të trajnojnë trupat e ushtrisë ukrainase.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se pjesëmarrja e ekipeve të FSK-së për trajnimin dhe përgatitjen e ushtarakëve ukrainas, tregon për besimin që Britania ka në përkushtimin, integritetin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat