Hoxha, Ymerit: Njëfarë dashurie e afërsie ideologjike me Kurtin e keni pasur, ish-deputeti: Veç gjumi na ka ndarë

Aktuale

Hoxha, Ymerit: Njëfarë dashurie e afërsie ideologjike me Kurtin e keni pasur, ish-deputeti: Veç gjumi na ka ndarë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:49
Analisti, Ylli Hoxha dhe Visar Ymeri

Analisti, Ylli Hoxha, gjersa po fliste për kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin” dhe qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti për armatim i është drejtuar panelistit tjetër në “Debat Plus”, Visar Ymerit, se “nivelin e dashurisë për Kurtin e keni pasur të lartë”.

Ai ja kujtoi Ymerit kohën sa ishin në Lëvizjen Vetëvendosje dhe afërsinë që kishte me Kurtin.

“Arsyeja pse po flasim sot përveç motivit të botëkuptimeve që ka zoti Kurti, në një kohë i ke pas edhe ti me gjithë mua, madje edhe nivelin e dashurisë e keni pasur mjaft të lartë me zotin Kurti. Të ka ardhur shumë rëndë po ta kritikoje Kurtin më fortë, para viti 2017”, i është drejtuar Hoxha Ymerit.

“Qysh dashurisë, s’po kuptojë… qartësoje”, i është përgjigjur Ymeri me habi.

“Kështu, njëfarë dashurie e keni pasur, një farë kimie të afërt ideologjike, politike”, ka qartësuar tutje Ylli Hoxha.

“Natyrisht, veç gjumi na ka ndarë. Ama në gjumë nuk jemi shkuar bashkë”, ka deklaruar me shaka ish-kryetari dhe ish deputeti i LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat