Arifi: Serbët e kanë kuptuar gabimin

Aktuale

Arifi: Serbët e kanë kuptuar gabimin

Më: 17 janar 2024 Në ora: 18:36
Dritëro Arifi

Njohësi i politikës, Dritëro Arifi po thotë se serbët i kanë rënë pishman që kanë dhënë dorëheqje nga institucionet, prandaj po ndodh peticioni i sotshëm.

“Interesimi i serbëve tregon që ata e kanë kuptuar gabimin që janë larguar nga institucionet por tash loja ka ndryshuar. Nëse nuk ka marrëveshje politike brenda këtij viti, serbët prap do t’i fitojnë komunat. Edhe komunat tjera do ta bëjnë të njëjtën gjë se serbët e kanë kuptuar që humbja e pushtetit dhemb shumë”, deklaroi Arifi.

Zgjedhjet në Veri u mbajtën më 23 prill 2023, ndërsa rezultatet u certifikuan më 28 prill, kështu 28 maji i vitit të kaluar u vendos si afati i fundit për ta dhënë betimin.

Qytetarët serbë i ka bojkotuar ato zgjedhje. Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj ka shkaktuar tensione të mëdha në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat