12 minatorë lëndohen nga acidi sulfurik, Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e tyre

Aktuale

12 minatorë lëndohen nga acidi sulfurik, Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e tyre

Më: 17 janar 2024 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

12 minatorë të Trepçës kanë marrë lëndime nga acidi sulfurik. Dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve.

Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.

Përmes një komunikate për media, dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ndërsa 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilë janë jasht rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat