Edhe Rusia merret me raketat “Javelin” që do të vijnë në Kosovë – dënon veprimin e Uashingtonit

Aktuale

Edhe Rusia merret me raketat “Javelin” që do të vijnë në Kosovë – dënon veprimin e Uashingtonit

Nga: F. B. Më: 17 janar 2024 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Ende nuk janë shuar debatet , kritikat dhe deklaratat rreth sistemit kundërtank “Javelin” të porositur nga Kosova, që DASH e ka miratuar dhe pritet të kalojë edhe në Kongres për miratim përpara se të arrijë në Kosovë.

Por kjo po “dënohet” si veprim nga qarqet serbe edhe ruse.

Kështu zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Zaharova ka deklaruar se “Rusia dënon planin e Uashingtonit për dërgimin e sistemin ‘Javelin’ Kosovës”, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

“Moska dënon planin e Uashingtonit që të dërgoj Republikës së Kosovës sistemin kundërtank ‘Javelin’, sepse ajo minon procesin e bisedimeve mes palëve” ka deklaruar Zaharova.

Këtë deklaratë ajo e bëri në takimin e rregullt me gazetarë, ku nënvizoi se “Rusia dënon të gjitha përpjekjet për armatosjen e strukturave jo legjitime të Prishtinës”.

Gazeta “Politika” përkujton se më herët Departamenti i Shtetit amerikan ka miratuar lejen për shitjen e sistemit kundërtank “Javelin” Kosovës në vlerën prej 75 milionë dollarë, ka kumtuar Agjencia për bashkëpunim në fushën e sigurisë në Pentagon, që është përgjegjës për dorëzimin e teknikës ushtarake dhe armatimit jashtë ShBA-ve bazuar në marrëveshjet ndërqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat