Kurti takohet me zëvendës Sekretarin amerikan në Davos, ja çka diskutuan

Aktuale

Kurti takohet me zëvendës Sekretarin amerikan në Davos, ja çka diskutuan

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit per Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, O’Brien në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

Kurti ka thënë se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur vlerësim për siç thotë Kurti progresin ekonomik dhe demokratik të arritur në Kosovë.

Po ashtu kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se O’Brien ka pranuar sulmet dhe provokimet që po bëhen ndaj Kosovës, duke iu referuar raporteve me Serbinë.

AI ka thënë se SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm.

”Një kënaqësi për t’u takuar me O’Brien pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në platformën “X”, të martën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat