Aeroporti “Adem Jashari” u ka shërbyer mbi 3. 4 milionë udhëtarëve gjatë vitit 2023

Aktuale

Aeroporti “Adem Jashari” u ka shërbyer mbi 3. 4 milionë udhëtarëve gjatë vitit 2023

Më: 16 janar 2024 Në ora: 19:22
Aeroporti “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” u ka shërbyer 3 milionë e 424 mijë e 883 udhëtarëve gjatë vitit 2023, sipas statistikave që ka mbledhur operatori LKIA. Ky numër udhëtarësh është 14 për për qind më i lartë se numri i udhëtarëve që janë shërbyer në këtë aeroport në vitin 2022 (2,994,560).

Në komunikatë thuhet se muaji gusht ka pasur numrin më të lartë me gjithsej 411,162 udhëtarë, që pasohet nga muaji korrik me 396,700 udhëtarë, ndërsa trafiku më i ulët ka qenë gjatë muajit shkurt me 193,116 udhëtarë, pasuar nga muaji mars me 221,760 udhëtarë.

“Gjatë vitit 2023 janë realizuar 11,639 nisje fluturimesh, apo 7% më shumë se vitin e kaluar. U dalluan me më së shumti fluturime muajt gusht dhe korrik, me 1,389 dhe 1,365 nisje fluturimesh. Në anën tjetër, muaji shkurt kishte më së paku nisje fluturimesh, 619”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se prej destinacioneve, me më së shumti udhëtarë dallohen Bazeli (BSL/MLH), Cyrihu dhe Dyseldorfi. Prej shteteve, sa i përket trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria dhe Britania e madhe.

Në fund thuhet se sa i përket destinacioneve të mëtejme prej Prishtinës, prin Nju Jorku (JFK), pasuar nga Nju Xhersi (Neëark International), Çikago (O’Hare), Frankfurti, Brukseli, Toronto e kështu me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat