Kurti në prag të Forumit të Davosit flet nëse do të ketë takim me Vuçiqin – ka edhe këtë mesazh!

Aktuale

Kurti në prag të Forumit të Davosit flet nëse do të ketë takim me Vuçiqin – ka edhe këtë mesazh!

Më: 15 janar 2024 Në ora: 17:35 Përditësuar në ora: 20:48 më 15.01.2024
Albin Kurti

Kurti në prag të Forumit të Davosit: Prioritet siguria e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti në prag të nisjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garancë për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, ka thënë Kurti.

Tutje i pari i ekzekutivit kosovar ka konfirmuar se do të ketë takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain.

“Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërkaq nesër do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brain, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se gjithashtu Forumin Ekonomik Botëror do ta shfrytëzojnë si mundësi për thirrje të investitorëve në Kosovë.

“Ende nuk janë konfirmuar të gjithë pjesëmarrësit, do të kem disa takime bilaterale, disa intervista për media të huaja dhe njëkohësisht do të kem disa takime me drejtues koorporatash që t’i ftojmë të vijnë e të investojnë në Kosovë, në veçanti në fushën e energjisë së ripërtërishme”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër.

Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, fillimisht ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të marrin pjesë në hapjen e panairit "Swissbau 2024".

Ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre.

Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat